top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA (VIA) ALFONSO GATTO; MILANO | DY 12-VJEÇARË U PLAGOSËN RËNDË NGA FISHEKZJARRËT; NJËRI HUMBI NJËRËN DORË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 1
  • 1 min read

Milano, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Dy 12-vjeçarë u plagosën rëndë nga fishekzjarrët në Milano, njëri prej të cilëve, humbi njërën dorë.


I shpëtuar nga 118-ta, njëri nga të dy, i cili, humbi njërën dorë, u shtrua në Spitalin Niguarda me kod të kuq; tjetri, i cili, pësoi plagë depërtuese në gjoks dhe këmbë, u shtrua në Spitalin San Raffaele me kod të verdhë.


Asnjëri prej të dyve nuk është në rrezik për jetën.


Karabinierët e njoftuan lajmin, duke shpjeguar se aksidenti i rëndë ndodhi në  rrugën (via) Alfonso Gatto dhe se hetimet penale paraprake të mëtejshme janë duke vazhduar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page