top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILANO | NJË SUBJEKT (MASHKULL) U ARRESTUA PASI U GJET NË NJË HOTEL ME KOKAINË DHE ME NJË ARMË ME NUMËR SERIAL TË HEQUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 3
  • 1 min read

Milano, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:

1- Një subjekt (mashkull) me moshë 29 vjeç, pasi u gjet në një hotel me kokainë dhe me një armë me numrin serial të hequr.

 

Mbrëmë, oficerët e Stacionit të Policisë Greko (Greco) Turro kontrolluan një burrë 29-vjeçar të dyshuar për posedim të një arme të paligjshme në një hotel në Viale Sarka (Sarca), në Milano.

 

Oficerët, me ndihmën e një makine patrullimi nga Zyra e Parandalimit të Përgjithshëm dhe Ndihmës Publike, identifikuan dhe kontrolluan subjektin, i cili, raportoi spontanisht se kishte 50 gramë kokainë, 2400 euro në para të thata dhe një pistoletë kalibri 7.65 pa municion dhe me numrin serial të hequr në kasafortën e dhomës.

 

Më pas, oficerët kryen një tjetër kontroll në një apartament në Rrugën Paskarela (Via Pascarella), ku burri pretendoi se nuk kishte jetuar për disa muaj.

 

Në një sirtar të një dollapi, ata gjetën dy fishekë kalibri 7.65 dhe tre kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

 

Subjekti, me disa dënime penale të mëparshme, u arrestua për trafik droge dhe posedim të një arme të paligjshme dhe u dërgua në Burgun e Shën Vitorios (San Vittore).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page