MEKSIKA DO TË KETË PËR HERË TË PARË NJË MINISTRI TË POSAÇME PËR GRATE | INSTITUTI PËR BARAZINË GJINORE U SHËNDRRUA NË MINISTRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 20, 2024
- 1 min read
Meksiko, Meksikë | Presidentja e zgjedhur e Meksikës, Klaudia (Claudia) Sheinbaum, njoftoi se Instituti Kombëtar i Grave (Inmujeres) do të shëndrrohet në një ministri.
Në konferencën për shtyp ajo konfirmoi gjithashtu se znj. Sitlali (Citlali) Hernández do të jetë titullarja i saj.
“E mora vendimin pas një analize të plotë”, tha Sheinbaum.
“Inmujeres u krijua në 2001 me objektivin kryesor zhvillimin dhe monitorimin e politikave që kontribuojnë në barazinë gjinore.
Një ministri do të lejojë që të drejtat e grave të arrijnë në çdo cep të vendit”, shtoi presidenti i zgjedhur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments