top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEKSIKA DEKRIMINALIZON ABORTIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2023
  • 1 min read

Meksikë | Procesi i dekriminalizimit të abortit shtet pas shteti ka përfunduar, por, tashmë, ka përfunduar edhe në nivel kombëtar. Aborti nuk është më një krim në Meksikë. Kështu vendosi Gjykata e Lartë, e cila, dekriminalizoi praktikën e ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë në nivel kombëtar.


Dy vjet më parë, e njëjta gjykatë, kishte vendosur që aborti nuk ishte krim në një shtet verior: ai vendim, kishte nisur një proces kompleks dekriminalizimi, nga njëri shtet në tjetrin.


15 vjet më parë, Metropoli i Meksikos (Mexico City) ishte i pari që dekriminalizoi ndërprerjen e shtatzënisë, ndërsa javën e kaluar, Aguakalintes (Aguascalientes), u bë shteti i 12-të që lëvizi në të njëjtin drejtim.


Rasti meksikan është pjesë e një tendence të lehtësimit të kufizimeve për abortin që po prek të gjithë Amerikën Latine, ndërsa fqinjët në veri, përpiqen të lëvizin drejt kufizimeve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page