MEDIAT LIBANEZE: IZRAELI PO NDËRTON NJË MUR PËRGJATË VIJËS BLU NË LIBAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Izraeli ka filluar ndërtimin e një muri të ri ndarës me Libanin në një territor të diskutueshëm midis dy vendeve ndërluftuese.
Mediat libaneze e raportuan këtë, duke treguar foto të punimeve që po kryhen në sektorin qendror të vijës së demarkacionit midis dy vendeve, në qytetin Jarun (Yarun) dhe përballë qytetit izraelit Jiron (Yiron).
Paralajmërimi fillestar u dha nga z. Ali Shuaib (Shuayb), korrespondent i televizionit al-Manar të Hezbollahut.
Media të tjera libaneze kanë dokumentuar punimet inxhinierike ushtarake izraelite.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments