top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBËSHTETËSI I BELERIT PËSHTYU NË FYTYRË “KRYEMINISTRIN E VOGËL TË VLORËS”: PREFEKTIN VANGJEL TAVO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 29, 2024
  • 1 min read
ree

 

Himarë, Shqipëri | Nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar dhe ashtu siç do të duhej të shkonte (mbështetur edhe mbi procedurat administrative) mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës.

 

Këshilli bashkiak i Himarës, i cili, sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të përkohshëm është shoqëruar me tensione të ashpra verbale dhe akte të padenja qytetare.

 

Qytetarë dhe mbështetës të z. Fredi Beleri u futën në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë dhe u përplasën përveç të tjerash edhe me strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

 

Ata kërkonin largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë socialiste Blendi Klosi.

 

Në kohën kur prefekti Tavo u largua një mbështetës politik i z. Beleri e pështyu në fytyrë, dhe më pas debatoi me fjalë me të.

 

Drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan. Gjithashtu “braktisën” sallën edhe këshilltarët.

 

Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 12:00 pa praninë e qytetarëve.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page