top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | UDHËHEQËSI I EKSTREMIT TË DJATHTË SANTIAGO ABASKAL (ABASCAL) I BËRI HOMAZH VEPRIMTARIT POLITIK AMERIKAN TË VRARË ME ARMË ZJARRI ÇARLI KËRK (CHARLIE KIRK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 1 min read
ree

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Duke folur në eventin “Europa Viva 2025” të subjketit politik “Vox” këtë mbrëmje në Madrid, udhëheqësi i ekstremit të djathtë Santiago Abaskal (Abascal) i bëri homazh veprimtarit politik amerikan tashmë të vrarë me armë zjarri Çarli Kërk (Charlie Kirk), duke veshur një bluzë me mbishkrimin “Liri”, identike me atë që mbante veshur ndikuesi ultrakonservator në kohën e vrasjes së tij në një kampus në Utah.


Gjesti, vuri në dukje z. Abaskal (Abascal), është menduar si një deklaratë parimore: mbrojtja e lirisë kundër totalitarizmit të së majtës globale”.


Takimi i subjektit politik Vox dhe Patriotëve Evropianë (president i të cilëve është ai vetë) filloi sot në Pallatin Vistalegre dhe do të vazhdojë nesër me praninë e udhëheqësve kryesorë të botës së lirë”, deklaroi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page