MBRETËRIA E SPANJËS: PARTIA SOVRANISTE VOX I PARAQITI KONGRESIT NJË PROJEKTLIGJ PËR NDALIMIN E SHITJES SË MISHIT SINTETIK PËR SHKAK TË RREZIQEVE TË TIJ PËR SHËNDETIN; KUNDËRSHTON NGRËNIEN E INSEKTEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Vox, i ka paraqitur Kongresit Spanjoll një projektligj për të ndaluar shitjen e mishit sintetik, duke besuar se konsumi i tij mund të paraqesë rreziqe.
Sipas partisë sovraniste, është një industri në zhvillim e sipër dhe nuk ka prova të mjaftueshme ose garanci përfundimtare në lidhje me vlerën e saj ushqyese.
Konkretisht, propozimi legjislativ kërkon ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të ushqimeve të nxjerra nga kulturat qelizore të kafshëve vertebrore, si dhe përdorimin e emrave të lidhur me produktet e mishit për ushqimet e nxjerra ekskluzivisht nga proteinat me bazë bimore.
Ajo gjithashtu përcakton kërkesa specifike për etiketimin dhe marketingun e produkteve të nxjerra nga insektet dhe larvat.
Përveç mishit sintetik, partia e z. Santiago Abaskal (Abascal) kundërshton gjithashtu përhapjen e proteinave alternative, siç është konsumi i insekteve, duke argumentuar se konsumi i këtyre kafshëve paraqet rreziqe mikrobiologjike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments