MBRETËRIA E SPANJËS | 37 TË PLAGOSUR SI PASOJË E NJË AKSIDENTI HEKURUDHOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22
- 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Një tren pasagjerësh doli nga shinat në Gelida, pranë qytetit spanjoll të Barcelonës, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur 37 veta”.
Kështu tha për entin mediatik amerikan “Cnn” një zëdhënës i qeverisë rajonale të Katalonjës.
Incidenti ndodhi vetëm dy ditë pas një aksidenti tjetër vdekjeprurës hekurudhor në Spanjë; në të cilin, dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën pranë Adamuz-it në provincën jugore të Kordobës, duke vrarë 41 veta.
Aksidenti i dytë përfshiu një shërbim udhëtarësh në linjën R4 (të përdorur nga mijëra pasagjerë çdo ditë) ndërsa treni po udhëtonte midis komunave Gelida dhe Sant Sadurní d'Anoia në verilindje të vendit.
“Dalja nga shinat u shkaktua kur një mur mbajtës ra mbi shinat pas shirave të rrëmbyeshëm”.
E thënë kjo, sipas Mbrojtjes Civile të qeverisë rajonale të Katalonjës.
Shërbimet e emergjencës morën 28 thirrje në lidhje me incidentin.
Njëzet ambulanca nga Sistemi i Emergjencës Mjekësore (SEM) dhe 38 njësi nga departamenti rajonal i zjarrfikësve u dërguan në vendngjarje.
Departamenti rajonal i zjarrfikësve i Katalonjës raportoi se ata krijuan një zonë sigurie dhe vazhduan me ndërtimin e murit mbajtës dhe trenit për të stabilizuar vendin e ngjarjes.
Ata gjithashtu evakuuan të plagosurit jashtë të ashtuquajturës zonë e nxehtë në mënyrë që ata të mund të trajtoheshin nga shërbimet lokale të emergjencës.
Autoritetet thanë se ishte e nevojshme të nxirrnin një person që mbeti i bllokuar brenda trenit.
Disa persona u trajtuan për lëndime me ashpërsi të ndryshme, përfshirë shoferin e trenit, i cili, vdiq pasi u ndihmua nga ekipet e ndihmës së shpejtë.
Ministrja e Brendshme dhe e Sigurisë, Nuria Parlon, dhe Ministrja e Territorit, Silvia Panekue (Paneque) udhëtuan drejt vendit të aksidentit.
Sindikata më e madhe e makinistëve të trenave në Spanjë bëri thirrje të mërkurën për një grevë tre-ditore mbarëkombëtare nga 9 deri në 11 shkurt për të kërkuar masa për të garantuar sigurinë hekurudhore, pasi tre dalje nga shinat brenda 48 orëve shkaktuan aksidente që lanë dhjetëra të vdekur, përfshirë dy makinistë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments