MBRETËRIA E SPANJËS | AKSIDENTI HEKURUDHOR ME DHJETËRA TË VDEKUR DHE MBI 100 TË PLAGOSUR DUKET SE ËSHTË SHKAKTUAR NGA NJË SHINË E THYER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 19
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Ekspertët penalistë që po hetojnë shkakun e daljes nga shinat të trenit Adamuz kanë gjetur një segment të thyer në shinë”.
Kështu raporton agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) - duke cituar një burim të njohur me hetimin fillestar të katastrofës.
Ekspertët teknikë në vendngjarje, të cilët, analizuan shinat, gjetën disa konsumime në nyjen midis seksioneve të shinave, të njohur si pllaka e nyjes, për të cilën, ata besojnë se tregon se defekti kishte qenë i pranishëm për njëfarë kohe.
Hetuesit zbuluan se nyja e dëmtuar krijoi një hendek midis seksioneve të shinave që u zgjerua ndërsa trenat vazhdonin të udhëtonin në shina.
“Numri i përkohshëm i të vdekurve nga dalja nga shinat e dy trenave në linjën me shpejtësi të lartë Madrid-Andaluzi dje në orën 19:39 është 39”.
Kështu raportojnë shërbimet e emergjencës.
Tragjedia ndodhi pranë Adamuzit (Kordobë).
“Linja hekurudhore midis Madridit dhe Andaluzisë u rinovua plotësisht majin e kaluar, me një investim prej 700 milionë €, por vazhdoi të përjetonte problem”.
Kështu raportuan mediat ndërkombëtare.
Presidentja rajonale e Andaluzisë, Juanma Moreno, tha se trupat e viktimave të aksidentit hekurudhor u gjetën qindra metra larg, pasi ishin hedhur nga dritaret nga ndikimi jashtëzakonisht i dhunshëm i përplasjes.
“Edhe drejtuesi i trenit u gjet dhjetëra metra larg kabinës”.
Kështu thanë ekipet e shpëtimit.
“Për fat të keq, kur të mbërrijnë makineritë e rënda për të ngritur vagonët, ka të ngjarë të gjejmë më shumë viktima”, tha Presidentja Moreno.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments