top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | PAMJE NGA AKSIDENTI HEKURUDHOR ME DHJETËRA TË VDEKUR DHE ME MBI 100 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Numri i të vdekurve nga dalja nga shinat e dy trenave në linjën e shpejtësisë së lartë Madrid-Andaluzi në orën 19:39 të mbrëmjes së djeshme është rritur edhe më tej duke shkuar në të paktën 39; trupat e viktimave janë nxjerrë nga rrënojat e vagonëve”.


Kështu raportojnë shërbimet e emergjencës.


Vetëm në trenin Irio (Iryo), që udhëtonte nga Malaga në Madrid, pati të paktën 21 të vdekur dhe 22 të plagosur”, sipas burimeve të kompanisë, e cila, ka krijuar një numër për familjet e pasagjerëve (900001402).


Renfe ka aktivizuar gjithashtu një numër pa pagesë për informacion mbi pasagjerët në trenin Alvia (900101020).


Dhjetëra persona u plagosën.


Në aksident u përfshi një tren Irno (Iryo) që udhëtonte nga Malaga në Madrid, me 317 pasagjerë, dhe një tren Alvia (Renfe) me distancë të gjatë që udhëtonte në drejtim të kundërt, nga Madridi në Huelva, me mbi 200 pasagjerë.


Të paktën dy ose tre vagona treni kanë rënë poshtë një argjinature pesë metrash që është e vështirë për t'u aksesuar. Zjarrfikësit kanë arritur të hyjnë në vagonin e tretë; ka një numër të papërcaktuar viktimash”.


Kjo është ajo që këshilltari rajonal i shëndetësisë i Andaluzisë, Antonio Sanz, deklaroi për median, duke dhënë një vlerësim fillestar të daljes nga shinat e dy trenave në linjën e shpejtësisë së lartë midis Madridit dhe Andaluzisë.


Aksidenti hekurudhor i natës së kaluar në Spanjë mund të jetë shkaktuar nga një nyje e prishur, duke krijuar një boshllëk midis dy seksioneve të binarëve që gradualisht u zgjerua ndërsa trenat kalonin.


Kjo është një nga hipotezat, sipas raportimeve, mbi të cilën, teknikët spanjollë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ndodhi.


Hipoteza është se vagonët e parë kaluan ndërsa boshllëku u zgjerua, derisa, me arritjen e vagonit të tetë, ndodhi dalja nga shinat. Vagoni i tetë do të kishte marrë me vete edhe vagonët e gjashtë dhe të shtatë.


Sot është një natë pikëllimi të thellë për vendin tonë për shkak të aksidentit tragjik hekurudhor në Adamus”.


Në këtë mesazh të postuar në rrjetin social virtual Iks (X), kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjeve dhe të dashurve të viktimave.


Asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë një vuajtje kaq të madhe, por dua që ata të dinë se i gjithë vendi është me ta në këto kohë të vështira”, shkroi Kryeministri Sançez (Sanchez), duke siguruar se të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë pa u lodhur në një mënyrë të koordinuar për të ndihmuar viktimat.


Trafiku hekurudhor midis Madridit dhe rajonit të Andaluzisë u pezullua menjëherë, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme për mijëra pasagjerë që po ktheheshin në shtëpi të dielën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page