PRESIDENTJA E KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): MBËSHTETJE E PLOTË PËR PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI; LUFTA ËSHTË NË NJË FAZË MË TË ERRËT.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), tha se pati një bisedë të mirë me presidentin Volodimir Zelenski.
“E mbështeta plotësisht thirrjen e presidentit Zelenski për një armëpushim për të mbrojtur furnizimet botërore ushqimore dhe infrastrukturën energjetike në Ukrainë dhe Rusi”, - tha presidentja Ursula von der Leien (Leyen).
“Lufta ka hyrë në një fazë të re, më të errët.
Rusia është bllokuar në fushën e betejës dhe po synon civilët larg vijave të frontit.
Kam shprehur solidaritetin tonë me popullin ukrainas.
Dhe mbështetjen time të plotë për presidentin Zelenski, i cili po udhëheq luftën për lirinë e popullit të tij.
Ukraina do të jetë në zemër të Këshillit Evropian të kësaj jave.
Do të diskutojmë nevojat e saj financiare për vitin e ardhshëm dhe si të mobilizojmë ndihmë të re globalisht.
Këtë javë, BE do të sigurojë gjithashtu fonde shtesë për dronë dhe raketa, për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të mbrojtur qiellin e saj”.
Kështu tha presidentja Ursula von der Leien (Leyen), duke shtuar se dy grupe të tjera kapitujsh pritet të hapen gjithashtu në negociatat e pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments