MBRETËRIA E BASHKUAR | ZYRA E KRYEMINISTRIT: SOVRANITETI MBI ISHUJT FOLLKLLEND (FALKLAND) ËSHTË I YNI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Sovraniteti mbi Ishujt Follkllend (Falkland) mbetet me Mbretërinë e Bashkuar dhe vetëvendosja është thelbësore”.
Kështu tha një zëdhënës i Dauning Stritit (Downing Street), i pyetur në lidhje me thashethemet e përhapura nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), sipas të cilave, administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) mund të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ishujve Falkland (Follkllend)/Malvina në favor të pretendimeve të Argjentinës, si pjesë e iniciativave hipotetike ndëshkuese kundër aleatëve të NATO-s që kanë refuzuar të marrin pjesë drejtpërdrejt në luftën kundër Iranit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments