top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRI I ENERGJISË ED MILIBAND: ULJE E ÇMIMIT TË GAZIT PËR TË ZBUTUR NDIKIMIN E LUFTËS NË FATURAT E QYTETARËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qeveria britanike e Partisë së Punës (Laburiste) njoftoi sot një masë të posaçme për të zbutur ndikimin në faturat e energjisë të miliona familjeve dhe bizneseve të lidhura me rritjen e kostove të energjisë si pasojë e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe, mbi të gjitha, konfliktit në Lindjen e Mesme mes ShBA-ës, Izraelit dhe Iranit.


Iniciativa parashikon një shkëputje të çmimit ndërkombëtar të gazit në tregun vendas nga kostoja e energjisë elektrike të furnizuar në ishull.


Për ta bërë të mundur këtë, qeveria synon të përshpejtojë përdorimin e burimeve të rinovueshme”.


Kështu tha Ministri i Energjisë Ed Miliband, i cili, është nxitësi (promotori) i projektit.


Frika nga një tronditje energjetike për shkak të pasojave të krizës së Lindjes së Mesme është rritur fuqishëm javët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, e cila, tashmë po përballet me probleme serioze ekonomike dhe politike në vend.


Sot, për një farë ngushëllim për qeverinë, mbërriti lajmi për shifrën e papunësisë së shkurtit, e cila, ishte më e mirë se sa pritej, duke rënë në 4.9% nga 5.2% (një rekord kombëtar që nga epoka e Covid në 2021) e arritur në muajt e fundit.


Kjo shifër, për më tepër, u llogarit përpara se efektet e parashikueshme të tërmetit global të shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme të kishin goditur vendin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page