top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | HISTORIANIA EN KEI (ANNA KAY) DO TË SHKRUAJË BIOGRAFINË ZYRTARE TË MBRETËRESHËS ELIZABETA (ELIZABETH) II-të.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III i ka ngarkuar historianes En Kei (Anna Kay) të shkruajë biografinë zyrtare të nënës së tij, Elizabeta (Elizabeth) II”.


Kështu njoftoi Pallati Bakingham (Buckingham Palace).


Kjo detyrë do t'i japë znj. En Kei (Anna Kay) akses në dokumentet vetjake të mbretëreshës, e cila, vdiq në muajin shtator të vitit 2022 pas 70 vitesh në fronin britanik, dhe mundësinë për të intervistuar njerëz që ishin në rrethin e saj të ngushtë.


Ajo do të jetë në gjendje të flasë me ata që e kanë njohur mirë gjatë gjithë jetës dhe mbretërimit të saj, përfshirë anëtarët e familjes mbretërore”, tha Pallati në një njoftim për shtyp.


Sipas agjencisë britanike të lajmeve (PA), Mbreti Karl (Charles) III donte që një grua të shkruante biografinë zyrtare të nënës së tij.


Do të bëj gjithçka që mundem për t’i bërë drejtësi jetës dhe veprës së saj”, tha znj. En Kei (Anne Kay).


Shkrimet e saj përfshijnë “Republika e Paqëndrueshme: Britania pa Kurorë”, e cila mbulon periudhën 11-vjeçare gjatë së cilës Britania ishte republikë pas ekzekutimit të Mbretit Karl (Charles) I në vitin 1649.


Elizabeta II (e cila lindi 100 vjet më parë, më 21 prill 1926) ishte një grua e jashtëzakonshme që jetoi në një shekull të shënuar nga trazira të mëdha”, tha znj. Kei (Kay).


Biografitë zyrtare të anëtarëve të familjes mbretërore ndonjëherë kanë zbuluar detaje të papritura.


Uilliam Sokros (William Sawcross), një biograf i nënës së Elizabetës (Elizabeth) II, zbuloi se gruaja e George VI kishte vuajtur nga kanceri i zorrëve dhe i ishte nënshtruar trajtimit”, raportoi agjencia britanike e lajmeve “PA”.


Ajo gjithashtu besonte se Mbreti Eduard (Edward) VIII ishte i verbuar nga dashuria kur abdikoi në vitin 1936 për t'u martuar me Uallis (Wallis) Simpson, një amerikane e divorcuar dy herë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page