MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI I PARTISË SË PUNËS (LABURISTE) KEËR STARMËR (KEIR STARMER): NUK DO TË JAP DORËHEQJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 59 minutes ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri i Partisë së Punës (Laburiste), Keër Starmër (Keir Starmer), përsëriti sot kategorikisht qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen, duke pretenduar se u zgjodh nga Populli në vitin 2024 pas 14 vitesh kaosi nën qeveritë konservatore.
Kjo u tha në përgjigje të sulmeve të opozitës për skandalin që rrethonte emërimin e ish-ministrit shumë të diskutuar Pitër Mendllson (Peter Mandelson) si ambasador në ShBA-ës, i njohur për lidhjen e tij me ndërmjetësuesin e vdekur të pedofilëve, Xhefri (Jeffrey) Epstein.
Duke iu përgjigjur me një ton të thatë dhe polemik udhëheqëses konservatore Kemi Badenok (Badenoch) dhe deputetëve të tjerë, Kryeminsitri Starmër (Starmer) këmbënguli të fshihej pas formalitetit të supozuar të procesit të verifikimit të kredencialeve të sigurisë në procesin e emërimit të z. Mendllson (Mandelson).
Ai i hodhi fajin Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, të shkarkuar së fundmi, Olli Robins (Olly Robbins), për dështimin për të komunikuar rezervat e shërbimeve të inteligjencës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments