top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR VENDOSI MASA TË ASHPRA NDAJ NAFTËS RUSE DUKE SANKSIONUAR ROSNEFT-in DHE LUKOIL-in.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15, 2025
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Sanksionet e reja britanike kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë u njoftuan nga Kancelarja e Thesarit Reçll Rivs (Rachel Reeves), Ministre e Financave në qeverinë e Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer), gjatë një vizite në Uashington.


Këtë herë, ato përqendrohen në tregtinë e naftës dhe synojnë Lukoil-in dhe Rosneft-in, kompanitë më të mëdha private dhe shtetërore të naftës në Rusi; si dhe 51 cisterna shtesë të identifikuara si pjesë e flotës fantazmë të akuzuara se punojnë për interesat ruse.

 

Sekretarja Rivs (Reeves) përmendi gjithashtu masat që synojnë tregtinë e vazhdueshme të naftës bruto ruse në të cilën janë të angazhuara Kina dhe India.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page