ÇESTËR (CHESTER); MBRETËRIA E BASHKUAR | MELTJAN ISUFI (I NJOHUR ME NOFKËN “ANTON”) U DËNUA ME 6 VJET BURG; TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 59 minutes ago
- 2 min read

Çestër (Chester), Mbretëria e Bashkuar | Autoritetet britanike të gjykimit penal (Gjykata e Kurorës) shqiptuan dënim me gjashtë vjet heqje lirie për:
1- Z. Meltjan Isufi, i njohur me nofkën “Anton”, me moshë 34 vjeç.
Ai u konsiderua si subjekt i përfshirë në tregti droge në Çestër (Chester).
Hetimet penale paraprake ndaj tij nisën në datën 23.12.2024.
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një bllok shënimesh ku gjendeshin të dhënat e tetëqind (800) subjekteve të konsideruar klientë të mundshëm droge.
2- Shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e pesë (17585) paund të thata.
3- Një kartë identiteti e falsifikuar greke e përdorur prej tij për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Deklaratë | Isufi kishte qenë më parë i dënuar dhe i dëbuar për vepra të ngjashme, por zgjodhi të kthehej sërish ilegalisht për të vazhduar tregtinë e drogës.
Operacioni i tij ishte i sofistikuar dhe funksiononte çdo ditë, por ai nënvlerësoi vendosmërinë e oficerëve tanë.
Falë hetimit të tyre, një linjë e rëndësishme droge u shkatërrua dhe Isufi tani ndodhet pas hekurave për një kohë të gjatë, tha në një deklaratë për shtyp hetuesi (dedektivi) Riçërd Konoullei (Richard Connolley).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments