top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | DËNIME PENALE ME BURG PËR DROGË PËR DISA SUBJEKTE QË I PËRKASIN AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER; ERALD SULAJ; ERGYS ELEZI; SOKRATIS LLESHAJ; PERLAT HAMZA; EGZON DOÇI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Subjektet objekt gjykimi penal
Subjektet objekt gjykimi penal

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Autoritetet e gjykimit penal shqiptuan dënime penale për disa subjekte që i përkasin Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner që vepron në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.


Konkretisht për:

1- Z. Erald Sulaj, me moshë 22 vjeç, nga Dreik Gardëns Borhem Ud (Dacre Gardens, Boreham Wood), tridhjetë e tre (33) muaj heqje lirie.

2- Z. Ergys Elezi, me moshë 22 vjeç, pa adresë fikse, tridhjetë (30) muaj heqje lirie.

3- Z. Sokratis Lleshaj, me moshë 21 vjeç, nga Rollinson Strit Berou (Rawlinson Street, Barrow), njëzet e katër (24) muaj heqje lirie.

4- Z. Perlat Hamza, me moshë 36 vjeç, nga Rollinson Strit Berou (Rawlinson Street, Barrow), tridhjetë e dy (32) muaj heqje lirie.

5- Në lidhje me një bashkëpunëtorin e tyre, të quajtur Egzon Doçi, me moshë 31 vjeç, nga Rokseth Hill Herou (Roxeth Hill Harrow) u shqiptua dënim penal me dy (2) vjet dhe tre (3) muaj heqje lirie.


Ata u konsideruan të përfshirë në shkelje penale të lidhura me narkotikët.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page