MBRETËRIA E BASHKUAR | DENIS PUKA DHE ERISJAN LASKA U DËNUAN ME NGA 4 VJET + 8 MUAJ BURG; GRABITJE NË BANESA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Autoritetet britanike të gjykimit penal shqiptuan dënime penale me nga katër (4) vjet dhe tetë (8) muaj heqje lirie për:
1- Z. Denis Puka, me moshë 28 vjeç.
2- Z. Erisjan Laska, me moshë 29 vjeç.
Ata u konsideruan subjekte të përfshirë në grabitje pronash; shtatë grabitje dhe tentativa grabitjeje në muajin qershor të vitit 2025; përfshirë edhe banesën e ish-futbollistit të klubit të topakëmbasit “Aston Villa”, Skot (Scott) Hogan.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments