Kalkidhiqi, Greqi | Një sërë lëkundjesh sizmike kanë ndodhur në orët e fundit në malin Athos.
Në rajonin e Kalkidhiqisë (Halkidiki) orët e fundit ka një aktivitet intensiv sizmik, ku tërmetet e njëpasnjëshme kanë ndodhur kryesisht në malin Athos.
Lëkundjet më të forta u regjistruan të dielën në orën 12:50, me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe zonat përreth.
Menjëherë pas kësaj, konkretisht në orën 12:57, një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 Rihter është regjistruar në zonën e Uranoupolit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, ky tërmet ka pasur një thellësi fokale prej 12.8 km dhe është vendosur 11 km në lindje të Uranoupolit.
Aktiviteti intensiv sizmik nuk u ndal me kaq. Para tërmetit kryesor prej 4.6 të shkallës Rihter, i kishin paraprirë disa tërmete më të vogla.
Në detaje:
1- Në orën 11:47 ka ndodhur një lëkundje me magnitudë 4.1 ballë.
2- Në orën 11:53, një tërmet me magnitudë 2.6 ballë.
3- Në orën 12:03, një tërmet me magnitudë 3.2 ballë.
4- Në orën 12:14, një lëkundje me magnitudë 2.6 ballë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale në zonën e gjerë, megjithatë lëkundjet janë ndjerë në vende mjaft të afërta, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
“Kjo është një sekuencë sizmike që ka nisur në muajin qershor të vitit 2024, kanë ndodhur 635 tërmete, me magnitudë nga 1.1 deri në 4.6 ballë.
Të gjithë këta tërmete janë të përqendruara në një zonë me gjatësi rreth 10 kilometra në drejtimin veriperëndim-juglindje dhe shumica e tyre janë nënujore”, tha sizmologu grek Athanasios Ganas.
Aktiviteti sizmik në zonë vazhdon, ndërsa ekspertët vijojnë të monitorojnë situatën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios