top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INDONEZI | 14 TË VDEKUR DHE 84 TË PLAGOSUR NGA PËRPLAJSA E TRENAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 28
  • 1 min read

Xhakartë, Indonezi | Presidenti Prabouo (Prabowo) Subianto ka urdhëruar një hetim mbi përplasjen midis dy trenave që ndodhi mbrëmë pranë Xhakartës, e cila, la të paktën 14 të vdekur dhe 84 të plagosur.


Operacionet e shpëtimit në shkallë të gjerë vazhduan deri këtë mëngjes pranë stacionit Bekasi Timur, 25 kilometra në lindje të kryeqytetit indonezian, ku ndodhi aksidenti kur një tren udhëtarësh i palëvizshëm u përplas nga një tren i distancave të gjata.


Të gjitha viktimat ishin në bordin e trenit të goditur, ndërsa afërsisht 240 pasagjerët e trenit tjetër u evakuuan të gjithë në mënyrë të sigurt.


Përplasja besohet të ketë ndodhur rreth orës 20:40 sipas orës vendore.


Presidenti Prabouo vizitoi pacientët e shtruar në spital sot.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page