IRANI SYNON TË NDËRMARRË VEPRIME USHTARAKE TË PAPRECEDENTA KUNDËR BLLOKADËS AMERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani së shpejti mund të ndërmarrë veprime ushtarake të paprecedenta dhe konkrete në përgjigje të bllokadës detare amerikane të porteve iraniane”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor shtetëror “Press TV” - i cituar nga enti mediatik britanik “Sky News”.
Duke cituar një burim të lartë sigurie, ai tha se dështimi i Iranit për të vepruar kundër bllokadës ishte një përpjekje për t'i dhënë një shans diplomacisë.
“Megjithatë, ShBA-ës duhet të presin së shpejti një lloj përgjigjeje të ndryshme ndaj bllokadës detare të vazhdueshme, nëse kushtet e Iranit refuzohen”, raportoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments