TURQI (TÜRKIYE) | MINSITRIA E JASHTME: SULMI I IZRAELIT NDAJ “FLOTILJES GLOBALE SUMUD” ËSHTË AKT PIRATERIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Sulmi i forcave izraelite në ujërat ndërkombëtare kundër ‘Flotiljes Globale Sumud’, e organizuar për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, përbën një akt piraterie”.
Kështu tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë, sipas së cilës, Izraeli shkeli gjithashtu parimet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare me ndërhyrjen e tij.
“Turqia i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të miratojë një qëndrim të bashkuar kundër këtij akti të paligjshëm nga Izraeli dhe po punon për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë dhe pasagjerëve të tjerë në bordin e Flotiljes”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments