top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LËVDATAT E PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) PËR PRESIDENTIN ERDOGAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read
Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), merr pjesë në një takim shumëpalësh me udhëheqësit e Katarit, Jordanisë, Turqisë, Pakistanit, Indonezisë, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 23 shtator 2025, në Jorkun e Ri.
Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), merr pjesë në një takim shumëpalësh me udhëheqësit e Katarit, Jordanisë, Turqisë, Pakistanit, Indonezisë, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 23 shtator 2025, në Jorkun e Ri.

Uashington, Amerikë | Së pari, ishte takimi që Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) organizoi në Kombet e Bashkuara në Jorkun e Ri me udhëheqës arabë dhe myslimanë mbi situatën në Gazë, në të cilin, Presidenti turk Rexhep Taip (Tajip) Erdogan u vendos në një pozicion të shquar, pothuajse si bashkëkryetar me presidentin amerikan.


Kjo u pasua dy ditë më vonë nga pritja e presidentit turk në Zyrën Ovale.


Të hënën e kaluar u zhvillua ceremonia në Sharm El-Sheikh dhe marrëveshja e paqes në Gazë.


Në të tre rastet, Presidenti Tramp (Trump) e vlerësoi Presidentin Erdogan në shkallën më të lartë.


Një udhëheqës shumë i rëndësishëm; ai ka një nga ushtritë më të fuqishme, në fakt në botë…


Nëse shikoni konfliktet e fundit, ai ishte në krye të tyre dhe po i fitonte.


Dhe ai nuk dëshiron asnjë meritë, nuk dëshiron asgjë, ai thjesht dëshiron të lihet vetëm.


Ai është një njeri i ashpër, por ka qenë miku im dhe sa herë që kam pasur nevojë për të, ai ka qenë aty për mua… ai nuk na zhgënjen kurrë. Ai është i mrekullueshëm”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page