top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKB | PRESIDENTI REXHEP TAIP (RECEP TAYYIP) ERDOGAN BËRI THIRRJE PËR NJOHJEN E QIPROS VERIORE SI SHTET I PAVARUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 23
  • 1 min read
ree

Ankara, Turqi | Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëri thirrje për njohjen ndërkombëtare të Qipros veriore të pushtuar nga Turqia si shtet i pavarur.


Në ishull ka dy shtete dhe dy popuj të veçantë. Qipriotët turq janë bashkëpronarë të barabartë dhe nuk do të pranojnë kurrë të jenë pakicë”, tha Presidenti Erdogan, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i japë fund asaj që ai e përshkroi si izolim të padrejtë dhe çnjerëzor të pjesës veriore të ishullit të pushtuar nga turqit.


I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të njohë Republikën Turke të Qipros Veriore dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike, politike dhe ekonomike”, shtoi ai.


Presidenti Erdogan deklaroi se një zgjidhje për Qipron nuk mund të bazohet në një model federal, duke thënë se është provuar shumë herë dhe ka dështuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page