PRESIDENTI REXHEP TAIP ERDOGAN (RECEP TAYYIP ERDOGAN) FOLI NË TELEFON ME PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI; PËRSËRITI OFERTËN PËR TË NDËRMJETËSUAR BISEDIMET E PAQES RUSI-UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), i tha homologut të tij ukrainas, Volodimir Zelenski, në një telefonatë të enjten se Ankaraja mbetet e gatshme të ndërmjetësojë negociatat e nivelit të lartë midis Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas një deklarate nga presidenca turke, Presidenti Erdogan nënvizoi se Turqia do të mbetet e angazhuar në mbështetjen e sigurisë së Ukrainës, jo vetëm gjatë konfliktit të vazhdueshëm, por edhe në periudhën e pasluftës.
Presidenti Erdogan, në disa raste gjatë muajve të fundit, ka avancuar idenë që Turqia të shërbejë si ndërmjetës në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Një sulm i madh ajror rus ndaj Kievit herët të enjten, përfshirë një sulm të rrallë në qendër të qytetit që dëmtoi zyrat diplomatike të Bashkimit Evropian, vrau të paktën 18 persona dhe plagosi 48 të tjerë”, thanë autoritetet.
Më herët këtë javë, i dërguari special i Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), Keith Kellogg, duke folur nga Kievi, tha se zyrtarët po punojnë shumë, shumë fort në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës trevjeçare midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi mungesa e progresit nxit dyshime nëse një zgjidhje paqeje mund të jetë në horizont.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments