UKRAINA DHE BASHKIMI EVROPIAN MIRATUAN NGRITJEN E GJYAKTËS SË POSAÇME QË DO TË GJYKOJË UDHËHEQËSIT RUSË PËR KRIME KUNDËR POPULLIT DHE TERRITORIT TË UKRAINËS.

Updated: 20 hours ago

Lviv, Ukrainë | Aleatët e Kievit në Bashkimin Evropian kanë miratuar krijimin e një gjykate të Posaçme për të gjykuar udhëheqësit rusë për krimin e agresionit kundër Ukrainës, duke u takuar në Lviv, të njëjtën ditë kur Rusia përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore me një paradë të madhe ushtarake në Moskë.
“Mirëpresim përfundimin e punës teknike mbi projekt-instrumentet ligjore të nevojshme për të krijuar, brenda kornizës së Këshillit të Evropës, një Gjykatë të Posaçme për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments