top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM UKRAINAS ANDRI SIBIHA (ANDRIY SYBIHA): BARBARËT RUSË JANË TE PORTAT E BASHKIMIT EVROPIAN DHE TE PORTAT E NATO-s.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 days ago
1 min read

Kiev, Ukrainë | Një stacion benzine në Yahodin, pranë kufirit ukrainas-polak, u godit gjatë një sulmi masiv me dron në Ukrainë, duke shkaktuar një zjarr të madh”.


Kështu shkroi ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiha (Andriy Sybiha), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ndërsa enti mediatik “NextaTv” botoi pamjet, duke specifikuar se një pikë karburanti dhe disa kamionë ishin në flakë pranë pikës kufitare.


Ky është terrori i Putinit, që troket drejtpërdrejt në dyert e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.


Barbarët rusë janë tashmë në derën tuaj, partnerë të dashur”, - shkroi ministri Sibiha.


Veproni tani; lëshoni peshën e plotë të sanksioneve tuaja kundër regjimit agresiv të Putinit.


Sigurohuni që Moska të paguajë pasojat.


Jo masa gjysmake, por hapa vendimtarë dhe pa kompromis. Një embargo totale tregtare.


Ndalime absolute hyrjeje. Sanksione gjithëpërfshirëse kundër kompleksit ushtarako-industrial.


Putini duhet ta kuptojë se barbarizmi i tij do të përballet me një përgjigje të fortë, të aftë ta bëjë koston e luftës të papranueshme për të.


Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndaluar atë”, - shkroi ministri Sibiha.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page