FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: SAMITI RUSO-AMERIKANO-UKRAINAS ËSHTË I MUNDSHËM VETËM PËR TË FINALIZUAR MARRËVESHJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Një samit midis presidentëve Vladimir Putin, Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Volodimir Zelenski është i mundur vetëm me qëllim zyrtarizimin e marrëveshjeve”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “RIA Novosti”.
“Një samit midis Putinit, Trampit dhe Zelenskit është propozuar prej kohësh.
Dhe ju e dini mirë qëndrimin e kreut të shtetit tonë.
“Një takim i tillë është i mundur vetëm për qëllimin e formalizimit të marrëveshjeve”, - tha zëdhënësi Peskov, duke shtuar, megjithatë, se marrëveshjet nuk janë një gjë e thjeshtë dhe se ky është një proces shumë kompleks negociatash, që përfshin një numër të madh detajesh.
Sipas zëdhënësit Peskov, nuk ka kuptim që takimi i presidentëve Putin dhe Zelenski të shërbejë për të diskutuar mbi detaje dhe se pala e Kievit nuk dëshiron të angazhohet për një zgjidhje të vërtetë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments