LUIZIANË | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË FAMILJE; TETË FËMIJË TË VRARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 19
- 1 min read

Luiziana, Amerikë | “Tetë fëmijë u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shreveport të Luizianës”.
Kështu raportoi enti mediatik “NBC” - duke nënvizuar se edhe sulmuesi vdiq pas një ndjekjeje nga policia.
Sipas policisë, 10 veta u qëlluan me armë zjarri, tetë prej të cilëve vdiqën, të moshës nga një deri në 14 vjeç.
Individi përgjegjës, pasi u largua nga vendi i ngjarjes, hipi në një makinë dhe iku.
Një patrullë policie e ndoqi atë. Gjatë ndjekjes, pasoi një shkëmbim zjarri dhe sulmuesi u vra.
Sipas policisë, të shtënat në Shreveport, Luizianë, u shkaktuan nga dhuna në familje.
Autoritetet thanë gjithashtu se gjithsej 10 veta u qëlluan në një vendngjarje krimi që përfshinte vende të shumta.
Të shtënat ndodhën rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në Shreveport, sipas Shefit të Policisë Uein (Wayne) Smith.
Viktimat ishin të moshës nga një deri në afërsisht 14 vjeç.
Sipas tij, disa nga fëmijët e qëlluar ishin të lidhur me të dyshuarin.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments