SHBA-ës | DHOMA E PËRFAQËSUESVE DO TË DËGJOJË DËSHMITË E VIKTIMAVE TË PEDOFILIT XHEFRI EPSTEIN PAS APELIT TË ZONJËS SË PARË MELANIA TRAMP (TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 10
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Republikani Xheims Komër (James Comer), kryetar i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se mbështet thirrjen e Zonjës së Parë Melania Tramp (Trump) për seanca dëgjimore me viktimat e Xhefri (Jeffrey) Epstein-it, duke njoftuar se ato do të zhvillohen.
“Ne gjithmonë kemi planifikuar të mbajmë një seancë dëgjimore me viktimat pasi të përfundojnë dëshmitë; ka ende individë të profilit të lartë që do të duhet të paraqiten”, tha politikani republikan.
Shumica e viktimave të financuesit pedofil nuk e vlerësuan apelin e Zonjës së Parë, duke argumentuar se kjo ishte një mënyrë për të zhvendosur barrën e krimeve mbi to.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments