SHBA-ës | BERËN TRAMP (BARRON TRUMP) PO HYN NË TREGUN E PIJEVE ENERGJIKE; ËSHTË NJË NGA 5 DREJTORËT E STARTUP-it TË ÇAJIT BIMOR “SOLLOS YERBA MATE INC”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 13 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | 20-vjeçari Berën Tramp (Barron Trump) po hyn në tregun e pijeve energjike me një kompani që do të lançojë produktet e saj të para në muajin maj.
Sipas entit mediatik “New York Post”, pasardhësi i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) është një nga pesë drejtorët e startup-it të çajit bimor “Sollos Yerba Mate Inc”., një bimë me origjinë nga Amerika e Jugut që tregtohet si alternativë e kafesë.
Ai është i listuar si drejtor i kompanisë, e themeluar në Floridë dhjetorin e kaluar së bashku me disa miq.
Kompania është e regjistruar gjithashtu në shtetin Dellëueër (Delaware), një shtet veçanërisht miqësor ndaj biznesit.
Sipas një dokumenti të paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Bursave të ShBA-ës (CONSOB), “Sollos Yerba Mate” ka mbledhur 1 milion dollarë nga investitorë privatë.
Ai është student i vitit të dytë në Shkollën e Biznesit Stern, të Universitetit të Jorkut të Ri dhe duket se po ndjek anën e biznesit familjar, në vend të politikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments