top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | SENATI HODHI POSHTË REZOLUTËN PËR TËRHEQJEN E FORCAVE NGA IRANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Senati amerikan i udhëhequr nga republikanët hodhi poshtë të mërkurën një përpjekje të demokratëve për të ndaluar luftën e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) kundër Iranit, duke hedhur poshtë një rezolutë që do t'i kishte detyruar ShBA-ës të tërhiqnin forcat e tyre nga rajoni derisa Kongresi të miratonte veprime të mëtejshme.


Votimi, i cili kaloi 52-47, shënon herën e katërt këtë vit që Senati ka zgjedhur t'ia heqë pushtetet e luftës presidentit, në një konflikt që demokratët e konsiderojnë të paligjshëm dhe të pajustifikuar”.


Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press”.


Republikanët thonë se do të vazhdojnë, për momentin, t'i besojnë udhëheqjes së Presidentit Tramp (Trump) në kohë lufte, duke përmendur aftësitë bërthamore të Iranit dhe pasojat e rëndësishme të një tërheqjeje.


Por ligjvënësit republikanë janë gjithashtu të etur të shohin përfundimin e konfliktit - dhe ata mund të ndryshojnë mendje në të ardhmen e afërt.


Sipas Aktit të Pushteteve të Luftës të vitit 1973, Kongresi duhet të shpallë luftë ose të autorizojë përdorimin e forcës brenda 60 ditëve nga fillimi i saj - një afat që skadon në fund të këtij muaji.


Ligji lejon një zgjatje të mundshme prej 30 ditësh, por ligjvënësit e kanë bërë të qartë se duan që administrata të hartojë një plan për t'i dhënë fund konfliktit së shpejti.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page