top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUFTA NË UKRAINË ËSHTË GLOBALIZUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2023
  • 3 min read

Pretoria, 22 gusht 2023. Presidenti kinez Xi Jinping viziton ndërtesat e Unionit, selia e qeverisë së Afrikës së Jugut. (Phill Magakoe, AFP).

ree

Nga z. Pier Haski (Pierre Haski). Paris, Francë | Kujdes nga iluzionet optike. Lufta në Ukrainë është globalizuar, por nuk është një luftë botërore. Sido që të jetë, ndikimi i saj ndihet kudo, dhe vendimet politike për zhvillimin e konfliktit, të ushqyer nga dyshimet dhe përçarjet ideologjike, nuk mund të kufizohen vetëm në teatrin evropian. Le të marrim samitin e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që po zhvillohet në Johanesburg. Ngjarja mund të japë përshtypjen e lindjes së një blloku koherent antiperëndimor. Megjithatë, realiteti është më kompleks. Pjesëmarrësit gjejnë gjuhën e përbashkët, në një orientim të përbashkët politik, por, paraqesin kontradikta të mëdha. Zgjidhja e vetme për t'i zgjidhur ato, do të ishte pranimi i udhëheqjes kineze, gjë që India, për të përmendur vetëm vendin më të populluar, nuk është absolutisht e gatshme ta bëjë. Megjithatë, nuk mund të anashkalojmë sinjalin politik të dërguar nga “klubi” i vendeve në zhvillim. KRIZA POLITIKE AFRIKANE. I njëjti rrezik për t'u përballur me një pasqyrë shtrembëruese shfaqet në Sahel, veçanërisht pas grushtit të shtetit në Niger. Do të ishte gabim të mos i konsideronim grushtet e përsëritura ushtarake si një nga shprehjet e luftës së re të ftohtë. Por prania e Grupit Uagner (Wagner) dhe hija e Rusisë, më shumë se shkaku i problemit, janë efekt i mundësisë së krijuar nga destabiliteti, ndërkohë që origjina e situatës, duhet kërkuar mbi të gjitha në krizën politike afrikane. Ngatërrimi i shkakut me pasojat, mund të çojë në një reagim të tepruar, siç na mësojnë shumë shembuj historikë. Fakti mbetet se kontinenti afrikan, pavarësisht nga vetja, vuan valën tronditëse të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në zonën e Paqësorit, lufta ruse është bërë një faktor vendimtar, në një ekuacion strategjik, që i paraprin dhe shkon përtej tij. Shtetet e Bashkuara janë të fiksuar pas rivalitetit me Kinën, sigurisht jo me Rusinë, apo të ardhmen e Evropës, dhe e mbështesin me vendosmëri Ukrainën, vetëm sepse e dinë shumë mirë, se një sukses i Moskës, do të sillte përfitime të mëdha për Pekinin, dhe do të ishte një inkurajim, për të rritur agresivitetin në ujërat e ngrohta të Detit të Kinës Jugore, ose Tajvanit. Nëse do të ishte kështu, pika kryesore e debatit amerikan nuk do të ishte “kush e humbi Ukrainën” (ashtu si në vitin 1949, me fitoren e Maos në Pekin, pyetja që qarkullonte në Uashington nuk ishte “kush e humbi Kinën”), por “kush e humbi Kinën, Azinë, dhe për këtë arsye botën”. Është në këtë kontekst konfuz dhe kompleks, që shfaqet një reflektim i ri, mbi ndihmën ushtarake për Ukrainën. Është një dialog ndonjëherë i karikaturuar, siç tregohet nga qëndrimi “putinian” i z. Nikolas Sarkozi (Nicolas Sarkozy) në Francë; dhe është gjithashtu qartësisht strategjik, në dyshimet e shprehura në Uashington, mbi aftësinë e ukrainasve, për të ndryshuar ekuilibrin e forcave në terren, pas rezultateve zhgënjyese (është i pamohueshm kundërsulmimi i verës). Por, ky debat, është mbi të gjitha politik, sepse, bazohet edhe në analizën që do të bëjnë amerikanët, për ndikimin global të konfliktit. Në kontekstin shumë shpërthyes të fushatës elektorale të SHBA-së, çdo hap prapa në Ukrainë, do të interpretohej si një lëshim i bërë ndaj Kinës dhe z. Shin Xhinping (Xi Jinping), dhe për rrjedhojë si një dështim i z. Xho Baiden (Joe Biden). Shpresa e vetme për uljen e tensionit, në këtë mjedis më të favorshëm për mekanizmat e luftës, sesa për zbutjen, lind nga një samit i mundshëm, midis presidentit amerikan, dhe numrit një kinez, Shi (Xi), samit të cilin diplomatët po përpiqen ta ngrenë për në vjeshtë. Qëllimi nuk do të jetë sanksionimi i paqes, as në Ukrainë, as mes dy vendeve, por, gjetja e një mënyre për të mos rënë dakord, pa rrezikuar të tërhiqet bota në një konflikt të përgjithësuar. Nuk është shumë, por tashmë është diçka. E njëjta perspective, ishte baza e takimit të fundit mes të dyve, i organizuar në Bali, vjeshtën e kaluar, në periferi të G20, por, procesi i detentimit doli shpejt nga binarët. Sot, ne po përpiqemi ta rifillojmë, përpara se një incident në Detin e Kinës Jugore, të përshpejtojë situatën, përpara se një ose shumë inkursione në Tajvan, të godasin shkëndijën, ose z. Vladimir Putin të shqetësojë botën me rinisjen e tij të vazhdueshme. Evropianët mbeten kryesisht spektatorë të gjithë kësaj, sepse, tani aksionet në Ukrainë janë globale. Ky është realiteti i një vere të fundit, nën zhurmën e topave. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page