“LIQENI I THATË”; TIRANË | REZART HYSKOLLARI U ARRESTUA; I DËNUAR ME 7 VJET + 6 MUAJ BURG PËR “SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

“Liqeni i Thatë”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Rezart Hyskollari, me moshë 38 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dënimi”.
I dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, për shfrytëzim të prostitucionit, kapet në zonën e Liqenit të Thatë, dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas i shpallur në kërkim, fshihej në zonën e Liqenit të Thatë, finalizuan operacionin e koduar “Dënimi”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi R. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Durrësit, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments