top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI TUFINË; TIRANË | U ARRESTUAN ARTUR RUSHITI + ARTUR BRAHIMAJ + ILIR ZYBERI (AVDILLARI) - VËLLAI I XUBIT; TREGTARË ARMËSH ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 21
  • 2 min read

Fshati Tufinë, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Artur Brahimaj.

2- Z. Ilir Zyberi (Avdillari) - vëllai i z. Fatmir Avdillari (i njohur rëndom si Xubi, i cili, u përfshi në aksident në Bulevardin “Migjeni”, në Kashar, ku edhe vdiq në vitin 2021.

3- Z. Artur Rushiti.

Subjektet objekt arresti
Subjektet objekt arresti
Subjekte që i përkisnin të ashtuquajturës “Banda e Yzberishtit”
Subjekte që i përkisnin të ashtuquajturës “Banda e Yzberishtit”

Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.


Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.


Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.


Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.


Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.


Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.


Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.


Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; 

-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe   për mashtrim;

A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.


Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.


Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.


Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.


Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page