TIRANË | KLEJVIS CAKA (I NJOHUR EDHE SI KLEJVIS LUSHI DHE KLEJVIS SALLO) U ARRESTUA; VRASJA E MBETUR NË PËRPJEKJE E JUGLEN ABAZIT NË RRUGËN “THOMA FILIPEU” NË LAGJEN “FRESKU”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 5 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klejvis Caka (i njohur edhe si Klejvis Lushi dhe Klejvis Sallo).
Ai konsiderohet i përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Juglen Abazi, në Lagjen “Fresku”, të Tiranës (e ndodhur në muajin gusht, në rrugën “Thoma Filipeu”, në lagjen “Fresku”).
Lidhur me sa më sipër, u arrestua edhe:
1- Z. Andi Gurra.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, K. C alias K. S alias K. L., 27 vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.08.2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin J. A..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Në lidhje atë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) pat botuar artikujt e mëposhtëm, ... 👇👇👇
LAGJJA “FRESKU”; TIRANË | JUGLEN ABAZI U PLAGOS ME ARMË ZJARRI.
Lagjja “Fresku”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Juglen Abazi, me moshë 27 vjeç, u plagos me armë zjarri.
Njoftim | Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
RRUGA “THOMA FILIPEU”; LAGJJA “FRESKU”; TIRANË | XHONATAN QERIMI U ARRESTUA; KLEJVIS CAKA (LUSHA) DHE ANDI GURRA U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHEN TË PËRFSHIRË NË PLAGOSJEN E JUGLEN ABAZIT.
Rruga “Thoma Filipeu”, Lagjja “Fresk”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Xhonatan Qerimi, me moshë 27 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Klejvis Caka (Lusha), me moshë 26 vjeç.
2- Z. Andi Gurra, me moshë 26 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Juglen Abazi, me moshë 28 vjeç (ngjarje kriminale e ndodhur në datën 02.08.2025 - në mbrëmje).

Njoftim | Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.
Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Në vijim të veprimeve proceduriale:
-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;
-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
TIRANË | U ARRESTUA AMARILDO DACI; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR DORJAN HASKAJ; BASHKËPUNËTORË TË KLEJVIS CAKËS (LUSHËS) NË PËRPJEKJEN PËR VRASJEN E JUGLEN ABAZIT; XHONATAN QERIMI TASHMË ËSHTË ARRESTUAR.
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Amarildo Daci, me moshë 30 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Dorjan Haskaj.
Konsiderohen bashkëpunëtorë të:
1- Z. Klejvis Caka (Lusha), i konsideruar doras në përpjekjen për vrasjen e:
a- Z. Juglen Abazi.
I arrestuar si i lidhur me dinamikën e ngjarjes kriminale në fjalë është edhe:
1- Z. Xhonatan Qerimi.
Njoftim | Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C. (L.), i cili është shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments