FSHATI LUNDËR; TIRANË | ERVIN KAFTIRAJ U ARRESTUA; 1 KG KOKAINË + ARMË GJAHU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 24 hours ago
- 2 min read

Fshati Lundër, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Ervin Kaftiraj, me moshë 45 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Cargo 1”.
U kap në flagrancë në një parkim me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 45-vjeçari.
Sekuestrohen 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.
Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments