LIBAN | PRESIDENTI JOZEF AUN (JOSEPH AOUN): DO TË HEDHIM POSHTË ÇDO MARRËVESHJE POSHTËRUESE ME IZRAELIN; TA ÇOSH VENDIN NË LUFTË PËR INTERESA TË HUAJA ËSHTË TRADHTI (NËNKUPTOI HEZBOLLAHUN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | Presidenti libanez Jozef Aun (Joseph Aoun) tha se do të refuzojë çdo marrëveshje poshtëruese me Izraelin në fund të negociatave.
Presidenti Aun (Aoun) deklaroi se negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin synojnë t'i japin fund konfliktit me Hezbollahun, ndërsa akuzoi ata që e futën Libanin në luftë për tradhti, një qortim i nënkuptuar ndaj grupit të armatosur të mbështetur nga Irani.
“Qëllimi im është t'i jap fund gjendjes së luftës me Izraelin, e ngjashme me armëpushimin e vitit 1949.
Ju siguroj se nuk do të pajtohem me një marrëveshje poshtëruese.
Ata që na futën në luftë në Liban tani na mbajnë përgjegjës sepse vendosëm të fillojmë negociatat …
Ajo që po bëjmë nuk është tradhti.
Përkundrazi, tradhtia kryhet nga ata që e futin vendin e tyre në luftë për të ndjekur interesa të huaja”.
Kështu tha Presidenti Aun (Aoun).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments