top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË LIBANIT GJENERALI JOZEF AUN (JOSEPH AOUN) I KËRKOI SHBA-ës DHE FRANCËS TË DETYROJNË IZRAELIN TË NDALOJË SULMET USHTARAKE MBI LIBAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 27
  • 1 min read

Bejrut, Liban | Shtetet e Bashkuara dhe Franca duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ta detyrojnë Izraelin që menjëherë të ndalojë sulmet e tij në Liban, si garantues të marrëveshjes për ndërprerjen e armiqësive midis dy vendeve”.

 

Kështu deklaroi sot presidenti i Republikës së Libanit, gjenerali Jozef Aun (Joseph Aoun), i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Nna”.

 

Presidenti Aun (Aoun) dënoi sulmin izraelit këtë pasdite në një zonë në periferinë jugore të Bejrutit, duke thënë se sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit janë të papranueshme nën asnjë pretekst.

 

Minimi i vazhdueshëm i stabilitetit nga Izraeli do të përkeqësojë tensionet dhe do të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page