top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të PRITI NË AUDIENCË PRESIDENTIN E LIBANIT JOZEF AUN (JOSEPH AOUN) | PAQTIMI I LINDJES SË MESME ËSHTË THELBËSOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12
  • 1 min read
ree

Vatikan | Papa Leo XIV-të priti në audiencë z. Jozef Aun (Joseph Aoun), President të Libanit, i cili, më pas u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit.


Gjatë diskutimeve në Sekretariatin e Shtetit, u shpreh shpresa se vendi, nëpërmjet procesit të stabilizimit dhe reformave, do të përjetojë një sezon të ri harmonie politike dhe rimëkëmbjeje ekonomike, gjë që do t'i lejojë të forcojë idealet e bashkëjetesës midis besimeve dhe promovimin e zhvillimit që e karakterizojnë atë.


Së fundmi, u trajtua nevoja e domosdoshme dhe imperative për të promovuar paqtimin e të gjithë rajonit të Lindjes së Mesme”, nënvizohet në një deklaratë nga Selia e Shenjtë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page