LIBAN | PRESIDENTI JOZEF AUN (JOSEPH AOUN): DO T'I NDJEKIM PENALISHT ATA QË VRANË PAQERUAJTËSIN FRANCEZ FLORIAN MONTORIO DHE ATA QË PLAGOSËN TRE NGA SHOKËT E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | Presidenti Jozef Aun (Joseph Aoun) u zotua ndjekë penalisht ata që sulmuan paqeruajtësit francezë të OKB-së, duke vrarë rreshterin major Florian Montorio dhe duke plagosur tre nga shokët e tij.
Një deklaratë e lëshuar nga zyra presidenciale zbuloi se Presidenti Aun (Aoun) foli në telefon me homologun e tij francez, Emanuel Makron, duke dënuar çdo sulm kundër UNIFIL-it dhe duke premtuar se Bejruti nuk do të hezitojë t'i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments