top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBAN | ORGANIZATA TERRORISTE HEZBOLLAH: NEGOCIATAT MIDIS LIBANIT DHE IZRAELIT SJELLIN TURP DHE POSHTËRIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Bejrut, Liban | Negociatat midis Libanit dhe Izraelit sjellin turp dhe poshtërim”.


Kështu tha organizata terroriste Hezbollah, duke akuzuar presidentin libanez Jozef Aun (Joseph Aoun) se po nxit përçarje me bisedimet me Izraelin.


Një raund i ri bisedimesh trepalëshe midis Izraelit, Libanit dhe Shteteve të Bashkuara është planifikuar të fillojë sot në Romë për të zgjidhur konfliktin në Liban.


Udhëheqësi Naim Kasem (Qassem), tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Libanit dhe Izraelit, një seancë e re e të cilave po hapet aktualisht në Romë, do t'i sjellin vetëm turp, poshtërim dhe kompromis të vazhdueshëm popullit libanez.


Në një fjalim televiziv gjatë një ceremonie festive, ai deklaroi se presidenti libanez Jozef Aun (Joseph Aoun) nuk ka vepruar si arbitër apo faktor unifikues, por ka treguar se është i anshëm dhe përçarës, gjë që është e papajtueshme me rolin e tij dhe forcën e Libanit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page