top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBAN | PRESIDENTI JOZEF AUN (JOSEPH AOUN): U BËJ THIRRJE SHBA-ës TË QËNDROJË NË KRAH TË VENDIT TË TIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Bejrut, Liban | Presidenti Jozef Aun (Joseph Aoun), u bëri thirrje ShBA-ës të qëndrojë në anën e Libanit, pas një marrëveshjeje kornizë të arritur në Uashington me Izraelin, që synon një paqe të qëndrueshme, e cila po vihet në dyshim nga Hezbollahu pro-iranian.


Marrëveshja e arritur më 26 qershor me ndërmjetësimin e ShBA-ës parashikon që ushtria libaneze do të rivendosë autoritetin e saj në pjesën jugore të vendit, me kusht çarmatimin e Hezbollahut, duke filluar me zonat pilot nga të cilat do të tërhiqet ushtria izraelite.


Në një letër urimi drejtuar homologut të tij amerikan Donald Trump me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, presidenti libanez i bëri thirrje atij që të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri qëllimet e drejta dhe të barabarta të Libanit, (...) ushtrisë së tij me qëllim që (...) të hapë një faqe të re (...) paqeje”.


Kështu u tha në një njoftim për shtyp nga presidenca libaneze.


Ambasada amerikane i pohoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se qëndron në krah të popullit libanez, i cili po punon për të krijuar (...) një të ardhme paqeje, prosperiteti dhe premtimesh të shumëpritura.


Hezbollahu e përfshiu Libanin në luftën rajonale më 2 mars duke sulmuar Izraelin, duke konfirmuar se kishte vepruar në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, i cili ishte vrarë në sulmet amerikane-izraelite kundër Iranit më 28 shkurt.


Izraeli u përgjigj me një fushatë të madhe bombardimi dhe një operacion tokësor, duke intensifikuar thirrjet për evakuimin e zonave të tëra të Libanit jugor. Operacionet izraelite rezultuan në vdekjen e 4300 njerëzve, e thënë kjo sipas Bejrutit zyrtar.


Protokolli i marrëveshjes i nënshkruar më 17 qershor midis Teheranit dhe Uashingtonit lejoi që një armëpushim të zbatohej nga 21 qershori.


Që atëherë, më shumë se 600 mijë libanezë të zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre, nga një total prej më shumë se 1 milion”, e thënë kjo sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.


Kthimi në dhjetëra komunitete jugore, veçanërisht ato pranë kufirit, të cilat janë shkatërruar kryesisht nga forcat izraelite, mbetet i pasigurt.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page