LEZHË | NDRECË KOLA (NGA PUKA) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; VJEDHJE ME ARMË ZJARRI NË “RRUGËN E KOMBIT” NË VITIN 2021.

Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ndrecë Kola, me moshë 36 vjeç, nga Puka.
Njoftim | DVP Lezhë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë zjarri, në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të thelluara në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit N. K., si njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 31.08.2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë, ku shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash në kërcënimin e armës së zjarrit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar shtetasit N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një shtetas tjetër, i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje, po për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K., për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments