top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | KOZMA KUKLI (ME MOSHË 70 VJEÇ) U DHUNUA FIZIKISHT; AKTUALISHT NDODHET NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 9
  • 2 min read

Updated: Oct 10

ree

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Kozma Kukli, me moshë 70 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, u dhunua fizikisht; aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës.

Z. Kozma Kukli
Z. Kozma Kukli

Njoftim | Vlorë.


Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

• E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;

• K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.


Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.


Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page