top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | ADJOL KUSHTAJ U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E FIRENCES I KISHTE SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 10 VJET BURG PËR DISA VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 10
  • 1 min read
ree

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Adjol Kushtaj.


Njoftim | DVP Vlorë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Ombra”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.


I dënuar nga autoritetet italiane me 10 vite burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.


Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ombra”.


Si rezultat, në lagjen “Kushtrimi”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

• A. K., 38 vjeç, banues në Vlorë.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 23.11.2023, e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim, mbajtje dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Trafikim i narkotikëve” dhe “Krim i kryer në bashkëpunim”, sipas Legjislacionit Penal Italian dhe Ligjit për Narkotikët.


Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page