top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAVDI FATMIR SHEHUT DHE ARSEN GJINIT | U INAGURUA MEMORIAL PËR USHTARAKËT E VRARË NGA ORGANIZATA TERRORISTE GREKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10, 2024
  • 1 min read
ree

Dropull, Gjirokastër, Shqipëri | Shteti shqiptar përkujtoi sot 30 vjetorin e masakrës së Peshkëpisë.

 

Pranë ish-repartit ushtarak është ngritur një memorial në nderim të kapiten Fatmir Shehut dhe z. Arsen Gjinit, të cilët, u vranë pabesisht nga ekstremistë grekë teksa ndodheshin në krye të detyrës.

 

Inagurimi i memorialit u bë sot në një ceremoni me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale në Gjirokastër dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit.

 

Ngritja e memorialit është një vendim i vonuar i shtetit shqiptar, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta zbardhte ngjarjen e rëndë dhe të ndëshkonte autorët.

 

Për masakrën e Peshkëpisë mes personave të dyshuar si të përfshirë është dhe z. Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, i cili, është aktualisht në burg për akuzën e blerjes së votave.

 

Hetimet u rihapën 5 vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por u pushuan pasi pala greke nuk u tregua bashkëpunuese për t’ju përgjigjur letërporosive të autoriteteve shqiptare.

 

Më 30 prill 1994 një skuadër e armatosur me ekstremistë grekë, pjesë e organizatës MAVI, e ashtuquajtura “Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit”, sulmoi repartin ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi.

 

Vranë pabesisht z. Fatmir Shehu dhe z. Arsen Gjini, si dhe plagosën ushtarë të tjerë. Pasi iu morën armët, skuadra terroriste greke u largua sërish drejt Greqisë.

 

Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy ushtarakë shqiptarë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page