LAMTUMIRË BËRT JANG (BURT YOUNG) | ISHTE 83 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 20, 2023
- 1 min read

Hollivud, Amerikë | Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Bër Jang (Burt Young), aktori që u bë i famshëm në mbarë botën, duke luajtur kunatin e Silvester Stalones (Sylvester Stallone), Poli Peninon (Paulie Pennino), në 6 filmat e sagës Raki (Rocky).
Për një nga këto shfaqje, Jang (Young) mori një nominim për Oscar, për aktor dytësor.
Bërt Jang (Burt Young) është pseudonimi i Gerald “Jerry” Thomas DeLouise.
Ai vdiq në Los Anxhelos, më 8 tetor 2023, por lajmi u komunikua për gazetën amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), sot nga vajza e tij, Anne Morea Steingieser.
Ai ka pasur një karrierë të gjatë përtej Rocky-t: Ai ishte një klient i korruptuar i detektivit Xhek Nikëllsoun (Jack Nicholson) në “Chinatown”, ai ishte mafiozi Bed Bag Edi (Bed Bug Eddie), në “The Pope of Greenwich Village”, dhe shoferi i Rodney-t, Lou Dangerfield, në “School with babi”.
Për më tepër, Sergio Leone e kishte zgjedhur atë për të luajtur Xhëu (Joe), në filmin e tij “Një herë në Amerikë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments